“Kundër Hamasit, jo popullit palestinez”, Netanyahu: Po luftojmë për të shmangur një Holokaust të ri

BOTA


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu theksoi se Izraeli vazhdon luftën kundër Hamasit për të shmangur një Holokaust të ri. Këtë deklaratë ai e bëri në prag të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

”Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, unë zotohem si Kryeministër i Izraelit: Kurrë më. Izraeli vazhdon të mbrohet kundër Hamasit, një organizatë terroriste gjenocidale”, tha Netanyahu pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë në Hagë se duhet të marrë masa për të ndaluar gjenocidin në Gaza.

“Më 7 tetor, Hamasi kreu mizoritë më të këqija kundër popullit hebre që nga Holokausti dhe kërcënon të përsërisë mizori të tjera herë pas here. Lufta jonë është kundër terroristëve të Hamasit dhe jo kundër popullit palestinez”, shtoi më tej kryeministri izraelit./abcnews.al



Skip to toolbar