Dhunuan policët, 3 në pranga në Kurbin

AKTUALITET


Tre persona përfunduan në pranga pasi kundërshtuan me dhunë policinë për të kryer kontroll ndaj tyre. Ngjarja ka ndodhur në Kurbin, ku 3 personat nuk pranuan të kontrolloheshin nga policia, e cila ka shtruar kontrollet në akset rrugore, lokale dhe ambiente të ndryshme për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e personave në kërkim.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në një lokal në Milot, 3 shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë  duke i kundërshtuar  me dhunë. Ko bëri që policia të merrte në ndihmë efektivë shtesë duke bërë arrestimin e shtetasve E. L(V)., 25 vjeç,  P(E).M., 40 vjeç, N. P.,29 vjeç, të gjithë banues në Milot, Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin Parë veprat  penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit  të Policisë” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.



Skip to toolbar