“Kundërsulmi” i maxhorancës/ Rama takon Ballën dhe Koçiun, për strategjitë e komunikimit me qytetarët

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet me të tijët. Një ditë pas prezantimit të projektligjit për referendumet, Rama mblodhi në kryeministri Kreun e grupit parlamentar  Balla së bashku me nr 2 të qeverisë Koçiun, ministren Ismailaj dhe ministrin Demon.

Me dyer të mbyllura, Rama diskutoi mbi strategjitë për komunikimin me qytetarët.

Pak metra me tutje, në vilën 30 Rama zhvilloi takimin me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe vartësit e saj.

Në fokus të takimit ishin punët e kryera dhe fokuset për të ardhmen.

Ky takim vjen pas miratimit të Bordit të Transparencës për monitorimin e çmimeve dhe abuzimeve në treg, pas krizës në Lindjen e Mesme.

Të martën, në vilën 30 Rama mbajti takim me ministrin Lamallari dhe Gogu, ndërkohë që një javë më parë “në analizë” ishte Ministria e Infrastrukturës.

Shumica duket se po del nga strategjia mbrojtëse nën të cilën u vu kryesisht nga lëvizjet e SPAK në muajt e fundit. Propozimi për referendum dhe përgatitja e hershme për zgjedhjet lokale, janë shenjat e para se Edi Rama nuk po humb më kohë. Ndërsa Sali Berisha e ka kthyer selinë blu në qendër të banalitetit politik, mes protestash të dhunshme dhe sherresh pa përmbajtje, socialistët po shohin përpara, drejt vitit elektoral 2027.



Skip to toolbar