Kuqezinjtë ‘frikësojnë’ Buffon: Do të jetë një ndeshje shumë delikate

KOMBËTARE


Në letër nuk ka garë. Në të gjitha parashikimet Italia shihet si favorite në ndeshjen e 15 qershorit kundër Shqipërisë, e para për dy skuadrat në finalet e Euro 2024.

Por për dikë që ka luajtur më shuëm se 30 vite futboll, duke fituar gjithçka në karrierë, e di mirë që vetëm fusha vendos. Për këtë arsye, Xhanluixhi Bufon nuk i beson parashimeve në prag të sfidës të së shtunës.

“Kemi në fillim ndeshjen me Shqipërinë, që në letër duket se është sfida që mund të përballohet më lehtë në grupin tonë. Por nuk është kështu, mendoj se do të jetë një ndeshje mjaft delikate për Italinë. Delikate, sepse e para është ndeshja debutuese në Europian dhe të gjitha sfidat e para janë të vështira, pasi duhet të “thyesh akullin”.

Bufon vlerëson skuadrën kuqezi, që përveç kualitetit, në Dortmund do të kenë me vete edhe entuziazmin e tifozëve.

“Është një ndeshje e vështirë, sepse Shqipëria është një skuadër në rritje dhe mbi të gjitha do të ketë një mbështetje publiku të jashtëzakonshme në Gjermani. Mbaj mend që kur shkuan në Europianin e Francës në 2016- ën, në ndeshjet e tyre në stadium ishin 80% shqiptarë dhe 20% pjesa tjetër e tifozëve. Dhe jam i bindur që kështu do të jetë edhe të shtunën në Dortmund”.

Kundër Shëipërisë, të kaltërit do të nisin misionin e tyre për mbrojtjen e titullit kampion Europe. Një objektiv I vështirë, por që Bufon është shpresplotë se mund të arrihet.



Skip to toolbar