Në prag të Samiti i IV i Diasporës, historitë e suksesit të shqiptarëve jashtë vendit rikthejnë vëmendjen te rëndësia e rrënjëve dhe identitetit.
“Kurrë rrënjët e mia nuk i harroj! I lindur në Mitrovicë, i rritur në Suedi, mburrna që jam shqiptar”, shprehet Eurodeputeti shqiptar Adnan Dibrani, duke përcjellë një mesazh të fortë krenarie dhe përkatësie.
Samiti IV të Diasporës Shqiptare, nis sot dhe do të zhvillohet deri në 15 prill.
Samiti mban moton “Përmes rrënjëve lartësohemi”, dhe synon të forcojë lidhjet me diasporën dhe të shndërrojë potencialin e saj në rezultate konkrete për zhvillimin e vendit, në kuadër të objektivit “Shqipëria 2030”.
Punimet e samitit do të zhvillohen kryesisht në ambientet e Pallati i Kongreseve, ku janë parashikuar një sërë panelesh tematike.
