“Kurti bashkëpunon me Listën Serbe përmes Kusari Lilës”, analisti për përgjimet: Ai di gjithçka

KOSOVA


Për analistin Fatmir Sheholli, Albin Kurti është në bashkërendim total me Listën Serbe, përmes Mimoza Kusari Lilës.

Në një intervistë për gazetaren e ABC News, Linda Karadaku, e cila ndodhet në Prishtinë për të ndjekur protestën e parashikuar pasditen e kësaj të shtune kundër qeverisë Kurti, Sheholli tha se kryeministri është absolutisht në dijeni të cdo gjëje që është bërë.

“Nuk është e mundshme që vetëm Mimoza Kusari Lila ta bëjë. Për cfarë janë bërë ato bashkërendime? Për projekt ligje të ndryshme, kush e bën bashkëbisedimin me Mimozën? E bën z.Kurti për arsye se ai sjell projekt ligjet në Kuvend.

Pra, as Zoti nuk beson se Kurti nuk e ka ditur, prandaj Kurti është absolutisht në dijeni të cdo gjëje që është bërë këtu, dhe kjo ka sjellë këtë situatë, që do e shihni në manifestimin e orës, 18:00.

Është patjetër Kurti, sepse ai vetë ka thënë në protestat në veri, se Rakiç po punon shumë mirë, kryetari i Listës Serbe. Ndaj, këto fore s’mundet me na i shit më, ka marrë fund cdo gjë. Kurti është në bashkërendim total me Listën serbe, përmes Mimoza Kusari Lilës.



Skip to toolbar