Kurti lobim “kundër” Escobar? Pas përplasjes me DASH, 300 mijë dollarë për lobim mikeshës së Gërvalles

KOSOVA


Qeveria e Kosovës zgjodhi që të mos dëgjonte aleatët e saj më të rëndësishëm  ndërkombëtarë  përgjatë javëve të fundit ndërsa situata në Komunat e Veriut përkeqësohej dhe tensionet  rriteshin. Prishtina zyrtare u vu nën sanskione nga Brukseli ndërkohë që një gjuhë të ashpër ndaj qeverisë Kurti për të paralajmëruar përdori dhe Uashingtoni.

Pasi nuk pranoi të ndryshonte qëndrim, qeveria e Kosovës duket se është angazhuar për të lidhur dy kontrata lobimi për vendin  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontratat janë lidhur me Afërdita Rakipi Communication nën pronësi të Afërdita Rakipit dhe me kompaninë Ambal nën pronësi të Avni Mustafaj.

Të dyja këto kompani që kanë nënshkruar kontrata me vlerë 147 mijë euro secila me Ministrinë e Punëve të Jashmte dhe Diasporës në Kosovë nuk kanë pasur asnjherë marrveshje lobimi të rregjistruara më pare në web-faqen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj pranë Departamenit Amerikan të Drejtësisë.

Në deklarimet e tyre, pronarët e dy kompanive, Afërdita Rakipi dhe Avni Mustafaj, thonë se janë të angazhuar me orar të pjesshëm në detyrën e tyre për “avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës”.

Këto dy kontrata me vlerë totale 294 mijë euro janë me afat një vjeçar dhe pritet të skadojnë më 26 qershor të vitit 2024.

Sipas asaj që shkruajnë mediat në Kosovë Afërdita Rakipi dhe Avni Mustafaj kanë qenë aktivistë për çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën para dhe përgjatë luftës së vitit 1999.

Këto kontrata të nënshkruara nga Ministria e Punëve të jashtme dhe Diasporës në Kosovë duket se favorizojnë një mike të ministres Donika Gërvalla, pikërisht Afërdita Rakipin. Sipas disa postimeve në rrjetet Sociale Donika Gërvalla dhe Afërdita Rakipi kanë të paktën 9 vite që njihen me njëra tjetrën.



Skip to toolbar