Kurti me Ramën: I gëzohemi progresit tuaj! Të punojmë për të unifikuar tregun

KOSOVA


Gjatë takimit mes dy kryeministrave në Prishtinë, Albin Kurti e ka uruar edhe një herë homologun e tij Rama për mandatin e tretë.

Ai tha se qytetarët e Kosovës i gëzohen progresit të arritur në Shqipëri në të gjitha fushat.

“Ne duhet ta rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi dhe mirëqënie për shqiptarët kudo që ndodhen. Të punojmë së bashku me qëllim që tregu të jetë sa më unik. Nëse ka vende që duhet ta bëjnë këtë, së pari janë Kosova dhe Shqipëria sepse e njohim mirë njëra-tjetrën dhe kemi besim tek njëri-tjetri” – tha Kurti në konferencën e përbashkët për shtyp.



Skip to toolbar