Kurti nis punën për zgjedhjet në veri/ Do largohen nga komunat 4 kryetarët

KOSOVA


Albin Kurti I cili deklaroi se nuk mund të marrë vendime për të larguar nga Komunat e Veriut Kryetarët që u zgjodhën nëpërmjet një procesi zgjedhor të rregullt, duket se po bën një tjetër hap pas në kundërshtim me atë cfare ishte zotuar.

Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për largimin e Krytarëve të Komuaneve të veriut dhe për shpalljen e zgjedhjeve të reja në këto 4 komuna.

Ministria e Administrimit të Pushtetit lokal në Kosovë ka caktuar një grup pune që do të hartojë udhëzimin Administrativ , udhëzim ky që do të bëjë të mundur largimin e kryetarëve të këtyre komunave.

Sipas vendimit të nënshkruar nga ministry Elbert Krasniqi, grupi i punës do të duhet të finalizojë udhëzimin administrative deri më 1 shtator të vitit 2023.

Në vendimin e publikuar nga Mediat në Kosovë thuhet se ky grup do të ketë edhe mbështetjen e nga Zyrat e Bashkimit Europian, Ambasadorët e vendeve Perëndimore në Prishtinë si dhe nga OSBE-ja.

Mbajtja e zgjedhjeve të reja në Komunat e Veriut të Kosovës u dakordësua nëpërmjet një marrëveshje të arritur mes zv,Kryeministrit të Kosoëvs Besnik Bislimi dhe Emisarit të Bashkimit Europian per dialogun Kosove- Serbi Miroslav Lajcak në nje takim te mbajtur ne Bratislave me 10 korrik.

Pjese te tjera te kesaj marreveshje perfshijne edhe reduktimin e forcave policore ne Veri.



Skip to toolbar