Ish zëvendës kryeministri i Kosovës Haki Abazi komentoi procesin ligjor në Hagë ndaj ish anëtarëve të UÇK të cilët ndodhen në bankën e të akuzuarve. Abazi tha se procesi në Hagë është i komplikuar dhe i vështirë. Më tej, Abazi tha se Kurti është pengesë e stabilitetit në Ballkan dhe se në Maqedoni janë kthyër 15 vite pas falë lëvizjes politike të Kurtit.
“Është e vështirë të parashikohet përfundimi i procesit në Hagë, është fatkeqësi për historinë e popullit shqiptar. Është fatkeqësi që ideja ishte që të individualizohej në çfarëdo forme, por mos të hidhej UÇK në bankën e të akuzuarve. Jemi në një proces të komplikuar. Fatin e shtetit dhe pavarësinë ta ndërlidhim me asnjë emër të përveçëm.
Populli duhet të mbrojë demokracinë dhe duhet të kthejë marrëdhënien e shëndetshme me Shqipërinë. Kurti është bërë pengesa kryesore e trekëndëshit duke mos kooperuar me Shqipërinë, kjo është humbje e shansit historik. Duhet një histori tjetër e ndërlidhjes. Në Maqedoni, ëshë kthyer 15 vite pas me një lëvizje politike të Kurtit.
Na ka kushtuar sidomos gjatë luftës me shpopullim, ideja që të afrohesh me Serbinë ose Greqinë ka kushtuar në jetë njerëzish dhe territor. Shqiptarët të marrin fatin ekonomik dhe ushtarak. Kurti është një fshataresk në forcën e mendimit dhe shtazarak me kundërshtarin.”
