Kush e nxorri videon e dhunës? Avokati i princ Lekës: I është cënuar imazhi, nuk u publikua nga ai

Më të fundit


Avokati Aranit Roshi deklaroi se videoja që tregon përplasjen fizike mes princ Lekës dhe ish gruas së tij, Elia Zaharia nuk është publikuar nga ai.

Në emisionin “Real Story”, teksa po flitet për dhunën mbretërore, avokati i Leka Zogut tha se atij i është dëmtuar dhe cenuar imazhi.

“Nëse kjo video nuk konsiderohet akt dhune, është një këmbasë shqetësuese në perceptimin tim sepse trergon që sho jonë ëshrë aq e dhunshme. Të mendosh se kjo nuk është dhunë por reagim normal i një procesi divorci, do të thotë se e kemi kufizuar perceptimin e dhunës vetëm tek vrasja, te thyerja e nofullës, sëpata, çekiçi.

Nuk ka pasur asnjë interes për publikimin e videos nga klienti im, është personi që dëmtohet më shumë. Video i ka ulur dhe cenuar imazhin sepse shfaqet duke iu prekur integriteti fizik. është në mënyrë kategorike përjashtohet se është publikuar nga Leka.

Më është kërkuar nga gazetarë që të vëmë në dispozicion videon pasi u bë virale. Kam thënë se pavarësisht se është bërë virale, ne nuk do ta ligjërojmë dhe kemi kërkuar që të fillohet hetimi dhe të merren masa. Nuk mundet që të futet në një ingranazh që të paragjykohemi se kjo sitiatë është bërë e paramenduar. Për vajzën, shqetësimi është shumë i madh. Mendoj se shqetësimi është i madh për të dy prindërit. Të dy janë shumë të kujdesshëm.”, u shpreh ai.



Skip to toolbar