Analisti Frrok Çupi ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun e PD Lulzim Basha, dhe kreun e PL Ilir Meta se për të fituar pushtet janë gati të shesin edhe interesat e vendit.
Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se ajo që ka ndodhur në Himarë ka të bëjë me një piramidë dhe se sipas tij Shqipëria, Greqia dhe BE do të vuajnë pasojat.
“Kjo që ka ndodhur në Himarë ka të bëjë me një Piramidë dhe Shqipëria, Greqia dhe BE do ta vuajnë këtë. Fenomeni shkatërrimtar që ndodhi në Himarë ishte për arsye të Greqisë sepse Greqia futi duart në zgjedhjet e Himarës dhe e dërgoi si delegatin e vet. Dhe Greqia angazhoi Berishën dhe Metën që në të gjitha rastet, për të marrë fitoren e zgjedhjeve me të gjitha mjetet. Që do të thotë me luftë me armë. Por përse duhej? Ne dimë prej vitit 1994 se ishte njeriu që u akuzua se mori pjesë në vrasjen e ushtarëve. Sot në Himarë një pjesë qesh me Belerin dhe një pjesë qan. Opozita është një diversante, bashkë me Lulin e Saliun e Metën janë gati për të shitur interesat e vendit dhe për të fituar pushtet. Janë interesa të mëdha që Greqia do futet në Himarë, do futet si kali i Trojës duke shkatërruar principin europian. Politika greke aktuale përdori nacionalizmin siç përdor ISIs- ‘Kuranin’, tha ndër të tjera Çupi.