Vijojnë të dalin në dritë detaje të reja nga vrasja e biznesmenit 66-vjeçari Behar Sofia, një emër i njohur i botës së krimit, pasi ishte i përfshirë në trafikun e heroinës.
Policia ka zbardhur vrasjen e Sofisë, duke arrestuar autorin Ernejt Shyti, 24 vjeç, dhe tre bashkëpunëtorët e tij, Skënder Vathi, Leonar Xhixha dhe Xhuljano Visha.
Mesohet se Xhuljano Visha ka qenë ndërmjetësuesi në krim. Pikërisht ai ka kontaktuar me Shytin, duke i premtuar shumën prej 50 mijë eurosh për vrasjen e Behar Sofisë.
Ndërkohë, dy djemtë nga Fushë Kruja, Skënder Vathi dhe Leonar Xhixha, janë personat që kanë premtuar të jepnin 50 mijë eurot për ekzekutimin e 66-vjeçarit. Organizatori i krimit të rëndë është 54-vjeçari Skënder Vathi.