Kush po bën fushatën më të mirë? Sondazhi në ABC News, Çupi: Këshilltari i Berishës, asnjë rol. Minxhozi: Berisha po premton gjithçka

Më të fundit


“ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, Angi Ricerche, ka publikuar këtë të hënë në emisionin “Real Story”, sondazhin e dytë për zgjedhjet e 11 majit.

Në sondazhin e dytë janë pyetur mbi 8400 qytetarë dhe gjithashtu janë bërë edhe pyetje shtesë.

Në sondazh janë përfshirë Elbasani dhe Fieri.Ndër pyetjet në këtë sondazh është edhe; Kush po bën fushatë më të mirë elektorale, shqiptarët janë përgjigjur:

Partia Socialiste – 34,2 %

Nisma Shqipëria Bëhet -21,4 %

Aleanca për Shqipërinë Madhështore -18, 1 %

Analistët Frrok Çupi dhe Skënder Minxhozi, deklaruan në emisionin ‘Real Story” se këshilltari Chris LaCivita nuk ka asnjë rol në fushatë dhe se gabimi i Berishës, është se Berisha po premton gjithçka.

Pjesë nga diskutimi në studioFrrok Çupi: Ai bën edhe fushatë diskrete, selektive, nuk i ka turmat në rrugë, nuk e ka luftën e hapur të gjerë, por është fjala racionale te një lidër. Këshilltari amerikan, nuk ka asnjë rol në fushatë, nuk ka ndikuar asgjë.

Roland Lami: Fushata e spektaklit tërheq më shumë se fushata racionale. Këtu gërshetohet edhe me komponentë të tjerë, ekzaltohet më shumë te spektakli.

Martin Leka: Problemi është që zoti Berisha po bën fushatë të qetë, nuk i shkon. Për këtë arsye ka këtë.

Minxhozi: Ky është efekti LaCivita, por Berisha ka 30 vjet që dëjon një dilemë pas veshëve. Një palë i thotë trego eposin politik, një pjesë i thonë, mos i shaj, mos i fyej sepse i shton votat. Defekti kryesor i faktit të Berishës, po premton gjithçka.



Skip to toolbar