Gjykata Kushtetuese shtyu për në 17 janar seancën e planifikuar për më 27 dhjetor për të shqyrtuar padinë e Sali Berishës, që e quan antikushtetuese masën e sigurisë “arrest në shtepi” të vendosur një vit më parë për të nga Gjykata e Posaçme.
Vendimi për shtyrjen e seancës, sic raportohet nga Gjykata Kushtetuese, është marrë për “arsyje objektive”.
Kjo do të jetë hera e dytë që Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen e Berishës, këtë herë ndersa kreu i PD është në liri.
Më 19 nëntor, gjyqtarët kushtetues shqyrtuan kërkesen e Berishes kunder masave “detyrim paraqitje” dhe “bllokimin e pasaportës” te caktuara me heret ndaj tij nga gjykata e posacme.
Në atë seancë u hodh poshtë pretendimi i Berishës, se ishte shkelur Kushtetuta, dhe gjykata kushtetuese vleresoi se SPAK nuk ishte I deyruar te merrte autorizim nga Kuvendi per te caktuar masen detyrim paraqitjeje./abcnews.al