Kuvendi autorizon arrestimin e Sali Berishës me 75 vota PRO, seanca mbyllet për 9 minuta

Më të fundit


Sali Berisha do të përballet me drejtësinë pa imunitetin e deputetit. Në rreth 9 minuta, me 75 votat e mazhorancës, Kuvendi miratoi heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit, pas kërkesës së SPAK për ashpërsim të masës së sigurisë ndaj tij, nga detyrim paraqitje në “Arrest me burg/shtëpie”, me akuzën për korrupsion pasiv.

Ashtu siç e parashikonte rregullorja, kryetarja e Kuvendi, Lindita Nikolla i dha fjalën Sali Berishës, por ky i fundit refuzoi. Ai kërkoi që të hiqej garda e Republikës nga Foltorja, mirëpo një kërkesë e tillë nuk u mor parasysh, e për pasojë ish-kryeministri zgjodhi të heshtë.

As protesta jashtë parlamentit dhe as kaosi i në seancën plenare, skenar i parë edhe në të kaluarën nga opozita, me karrige pirg në Foltore dhe flakadanë blu, nuk e ndalën mazhorancën që me fuqinë e kartonit, t’i hiqnin imunitetin Berishës.

Pjesë nga seanca:

Lindita Nikolla: Fillojmë me miratimin e procesverbalit.

(Deputeti i PD Flamur Noka ndez tymuese)

Lindita Nikolla: Siç jeni në dijeni SPAK ka paraqitur kërkesën në Kuvend për dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë së deputetit Berisha. Menjëherë pas kërkesës kemi thirrur Këshillin e Mandateve më datë 18 Dhjetor, janë përgatitur dy raporte.

(Noka i afron tymuesen në fytyrë deputetit të PS)

Lindita Nikolla: Nisim votimin.

(Deputetët e mazhorancë votojnë me kartonin jeshil)

Lindita NikollaMe 75 vota pro, kërkesa miratohet!



Skip to toolbar