Kuvendi Kombëtar i PD ka miratuar sot propozimin e Kryesisë së Partisë që personat e shpallur non grata nga qeveria e SHBA nuk duhet të kenë asnjë funksion drejtues në PD.
Kryetari i komisionit që do të drejtojë punimet e Kuvendit Kombëtar, Jemin Gjana tha se vendimi për të përjashtuar nga funksionet drejtuese në PD të personave non grata, merret pasi e ardhmja e vendit ndodhet “në udhëkryq dhe e ardhmja e PD e kërcënuar nga jehona të së shkuarës”.“Bazuar në rendin e ditës, 3 vendime që do marrë ky kuvend dhe një të katërt për një ndryshim në statut.
Vendimi i parë për të ratifikuar rezolutën e këshillit kombëtar të datës 12 dhjetor 2021. Vendim i njohur për publikun.
Kush është dakort? Miratohet!Vendimi i dytë me propozim të Kryesisë së Partisë në mbledhjen e ditës së djeshme pa një diskutimi dhe debati të gjerë brenda Kryesisë, Kryesia i propozon kuvendit Kombëtar që në funksion të të ardhmes të PD të mbrojtjes së vlerave e parimeve themelore të saj, marrëdhënia e ngushtë dhe e pa ekuivok me SHBA janë të paprekshme, duke parë të ardhmen e vendit në udhëkryq e të ardhmen e PD të kërcënuar nga jehona të së shkuarës, frymë revanshiste që kërkon flukse me frymë me ide antidemokratike e kundër vlerave identitare të pro amerikanizmit vendos:
1 Shpallja non grata nga qeveria e SHBA është e papajteushme me cdo funksion drejtues në PD.
2 Të mbështesë fuqimisht inisiativën për dekomunistizimin e vendimmarrjes dhe përfaqësimit politk në gjithë institucionet shtetërore e publike të partive politike.
Kush është dakort? Miratohet”, tha Gjana