I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ekziston rreziku për destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu ai ka shtuar se nëse palët nuk angazhohen në dialog dhe vazhdojnë të bëjnë veprime të pakoordinuara situata mund të bëhet shqetësuese.
Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, gjatë forumit Globsec, që po mbahet në Pragë, Lajçak e ka pranuar se nuk është bërë mjaftueshëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, të arritur mes palëve vitin e kaluar, por sipas tij marrëveshje më e mirë nuk mund të arrihet dhe se palët duhet ta kuptojnë që përparimi në dialog është thellësisht i lidhur me rrugën e tyre drejt BE-së.
“Nëse më pyesni mua, problemi është se dy shoqëritë në Kosovë dhe në Serbi, pasi nuk janë gati për normalizim”, ka theksuar ai.