Lame: Sfida e radhës të certifikohen tokat buqësore

AKTUALITET


Projektligji për procedurat kalimtare të pronësisë mbyll gjithë problematikat e hapura me ndarjet e pronave.

Kreu i Kadastrës Artan Lame në një deklaratë për mediat tha se sfida e radhës është regjistrimi i tokës bujqësore, pra do të bëhet regjistrimi dhe certifikimi i tokës bujqësore, duke shmangur konfliktet mes fermerëve. Nëpërmjet këtij procesi familjet do pajisen me AMTP e tokës.

Lame tha se ende rezultojnë disa mijëra familje fshatare të cilat e përdorin token bujqësore pa qenë pajisur asnjëherë me AMTP (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi).

Lame shtoi se në kategorinë e AMTP-ve të regjistrueshme, janë shtuar edhe AMTP që janë lëshuar për personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre.

Sakaq llojet e tokës së përfituar me AMTP, për të cilat nuk regjistrohet AMTP-ja mbeten vetëm vetëm 4: a) truall; b) vepër e infrastrukturës publike; c) rërë bregdetare, plazh;  d) sipërfaqe ujore.

‘Përpara rreth një muaji, një qytetar nga periferitë e Kamzës, kreu aktin e rëndë të vetëvrasjes. Arsyeja: prej vitesh ishte thirrur në gjyq për saktësimin e tokës së tij të përfituar me AMTP.

Ishte vetëm i fundmi në serinë e gjatë të konflikteve për pronën, që prej një cerek shekulli vijojnë nëpër të gjithë vendin. Po pse u arrit në atë gjest ekstrem?

Nga proçesi i ndarjes së tokës me ligjin 7501, deri tani kanë përfituar rreth 450.000 familje fshatare, me rreth 1,8 milion pasuri toke, rreth gjysma e të cilave janë ende të pacertifikuara.

Përtej kësaj, përsa mund të duket absurd, ende rezultojnë disa mijëra familje fshatare të cilat e përdorin token bujqësore pa qenë pajisur asnjëherë me AMTP.

Si të mos mjaftonin këto, në vitin 2008 qeveria e atëhershme miratoi një ligj (Ligji 9948/2008) me qëllim verifikimin dhe shfuqizimin e titujve të dhënë deri atëhere, ligj ky që e komplikoi edhe më keq situatën.

Pra gjysma e familjeve fshatare që nuk e kishte regjistruar ende tokën, rrezikonte t’i futej një kalvari të ri, duke u thirrur rast pas rasti në gjyq për tokën që kish marrë.

Reforma e ndërmarrë dy vjetët e fundit në fushën e pronës, kishte si qëllim pikërisht të ndalonte këtë degradim absurd të rolit regulator të shtetit dhe t’i jepte fund këtij kaosi.

Kështu, në maj të vitit që lamë pas, hyri në fuqi ligji 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në RSH” ligj ky, që siç e thotë dhe titulli i tij, do të përmbyllë dhe po përmbyll të gjitha marrëzitë e bëra me pronat në Shqipëri në këto tre dekada.

Pjesë e këtij proçesi është dhe ai i efekteve të ligjit 7501/1991 “Për tokën”. Tashmë, pas përmbylljes së proçesit të legalizimeve, sfida e radhës në fshat është sfida e certifikimit të tokës buqësore.

Kjo sfidë përbëhet:

– nga përfundimi i proçesit të pajisjes me AMTP (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi) të atyre familjeve dhe kategorive për të cilat ende nuk është bërë;

– dhe nga ajo që është më kryesorja, regjistrimi dhe çertifikimi i gjithë pronës në fshat.

Ndër të tjera, ligji 20/2020 shfuqizonte edhe ligjin e famshëm të vitit 2008, “Për verifikimin e titujve të pronësisë”.

Ligji 20/2020, në fushën e pronësisë në fshat, filloi t’i jepte efektet që gjatë vitit të shkoi. Vjet, në raport me vitet paraardhëse u bë i mundur certifikimi i një numri pronash fermere i pakrahasueshëm me asnjë prej viteve paraardhëse.

Në vijim të këtij procesi, në dhjetor 2020, u miratuan në Qeveri edhe dy nga aktet nënligjore më të rëndësishme të ligjit 20/2020, VKM 1147 dhe 1182 të dhjetorit 2020, që plotësojnë procedurat e plotësimit të AMTP-ve, të regjistrimit të tyre, dhe të saktësimin të kufijve dhe sipërfaqeve të tyre.

Përmes këtyre Vendimeve, thjeshtohen shumica e procedurave torturuese që parashikonte kaosi ligjor e nënligjor që egzistonte deri përpara miratimit të Ligjit 20/2020.

Disa nga risitë e të dy akteve (VKM 1147 DHE 1182):

Për AMTP e regjistruara përpara hyrjes në fuqi të ligjit 20/2020, nuk shqyrtohet më legjitimiteti i titullmbajtësit. Pra pronarët do ta disponojnë lirisht pronën.

Në kategorinë e AMTP-ve të regjistrueshme, janë shtuar edhe AMTP që janë lëshuar për personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre.

Nuk shqrytohet më sipërfaqja e përfituar me AMTP në raport me sipërfaqen takuese sipas normës për frymë.

Llojet e tokës së përfituar me AMTP, për të cilat nuk regjistrohet AMTP-ja mbeten vetëm vetëm 4:

a) truall;

b) vepër e infrastrukturës publike;

c) rërë bregdetare, plazh;

d) sipërfaqe ujore.

Pra është hapur rruga për regjistrimet e llojeve deri dje të përjashtuara si kullota, toka për frymë, etj.

Shqyrtimi i dokumentacionit të ndarjes së tokës bujqësore, kryhet vetëm nga ASHK.

Krijohet mundësia e blerjes së sipërfaqes që posedohet mbi atë cfarë përcaktohet në titullin e pronësisë apo dokumentin e përdorimit.

Krijohet mundësia e regjistrimit apo edhe përfitimit të aktit të pronësisë për tokën që disponohet në fakt, pavarësisht se ku mund ta jetë përcaktuar vendndodhja sipas AMTP/dokumentacionit të ndarjes së tokës bujqësore, kur s’ka konflikte.

Në kategorinë përfituesve, kur janë përdorues faktikë të tokës bujqësore, janë shtuar personat që u është hequr e drejta e pronësisë me krijimin e ish-kooperativave bujqësore apo ish-ndërmarrjeve bujqësore ose trashëgimtarët e tyre

Pika 3 e lehtësirave të krijuara më sipër, bën fjalë për të gjitha ato familje ku, sasia e tokës të cilën disponojnë, nuk përputhet me atë që do të duhet të kishin marrë në zbatim të ligjit 7501/1991.

Janë mijëra familje me këtë hall që, pasi ju zvarit që nga viti 1991, u zvarrit edhe më keq me ligjin e vititi 2008. Tashmë problem i tyre zgjidhet me dispozitat e miratuara së fundmi.

Dhe në këtë kategori, përfshihej edhe rasti fatkeq që përmenda në fillim të këtyre rradhëve.

Fermerë shqiptarë,

Kadastra Shqiptare është duke marrë masat e fundit organizative për aplikimin në territor edhe të kësaj pjese të legjislacionit të ri.

Dokumentacioni egzistues i tokës po mblidhet pranë drejtorive tona rajonale nga të gjitha burimet e Bashkitë, njësitë vendore, këshillat e qarqeve, etj.

Gjendemi në momentet e zbatimit të reformës më të madhe në fushën e pronësisë në vend që prej vitit 1991 dhe duhet të jemi bashkarisht entuziastë për këtë gjë.’- tha Lame.



Skip to toolbar