Lami: Beteja per shesh jo për ide

Më të fundit


Nga Roland Lami

Grupimi i Adriatik Lapajt dhe Arlind Qorit janë përplasur në shkallët e ministrisë së Brendshme pa hyrë në detaje kush provokoi kë ?dhe cili bëri çfarë ? po ndalem në kulturën që qendron mbrapa këtij sherri për shesh jo për ide.

Partitë e reja me antarë të rinjë në moshë që iu adresohen kryesisht të rinjëve për fat të keq manifestojnë mendësi të vjetër si në studio por edhe tubime.

Partitë e reja luftojnë për të pushtuar hapësira fizike jo për të pushtuar hapësira mendore që establishmentit politik ka vite që është zbrazur nga idetë dhe njerëzit që mund ta ofrojnë këtë gjë.

Partitë e reja ndërtojnë strategji për të marr më së shumti vemendjen e medias jo të publikut duke konkurruar jo në alternativa por në gjeste, sjellje apo zhargon që partitë e vjetra kanë kohë që e materializojnë çdo javë në seanca parlamentare.

Partitë e reja ju është fikur fantazia për të qenë të ndryshëm nga kasta e vjetër politike por mjaftohen me moshën per ta bërë dallimin.

Partitë e reja nuk shikojnë asgjë të ndryshëm te njëri tjetrin në ide, doktrinë ekip apo strategji elektorale por mjafton të krijojnë ndryshimin kush shan balton kastën e vjetër politike.

Partitë e reja kanë në thelb kauzën e demokracisë së brendshme të partive të vjetra që ka kohë që ka marr arratinë ama vet janë parti kryetatësh.

Partitë e reja duke qenë se për shkak të moshës dhe targetit elektorat që janë të rinjtë të kishin armë të fortë komunikimin në mediat sociale përkundrazi, synojnë mediat tradicionale. Të kundërtën bëjnë drejtuesit e establishmentit politik Rama dhe Berisha.

Partitë e reja mjaftohen me sllogane zhabllon që përdorin parti si motra në perendim por pa kuptuar kontekstin ku ata operojnë dhe kanë sukses. Kjo i bën jo pak raste jashtë realitetit ose të fokusuar në disa çështje të reduktuar dhe të përsëritara mërzitshëm.



Skip to toolbar