Lami: Dita Kombetare e Rinise nje aktivitet rutine jo njё moment reflektimi

Më të fundit


Nga Roland Lami

Meqe jemi nё ditёn e rinisё po shkepus disa nga tё dhёnat domethёnёse tё Studimit «Rinia Shqiptare 2024 i realizuar nga «Friedrich Ebert» (FES) për të kuptuar se cfarё sfidash dhe problemesh pёrballen tё rinjtё ndërkohë, hapësira publike është e dominuar nga ligjërime me natyrë kujtesë historike, populizëm banal apo rikonfirmim figurash që po tiu fshish fillimet e viteve 90 nuk di se për cfarë mund të kujtohen.

Dita e Rinise normalisht duhet të ishte dita e bilanceve dhe strategjive sesi mund të përballohen disa prej sfidave me te cilat përballen të rinjtë në Shqiperi pasi studime të shumta evidentojnë probleme strukturore që kërkojnë vite për te mos thënë dekada për tu zgjidhur

Nё lidhje me sistemin arsimor parauniversitar, rezultatet e testimit PISA,1 tё cilit i nёnshtrohen nxёnёsit e moshёs 15 vjeç, nё vitin 2022 nxorёn nё dritё shifra mjaft shqetёsuese dhe zhgёnjyese: nga 80 vende tё pёrfshira nё kёtё testim, Shqipёria u rendit e 62-ta dhe e dyta nga fundi ndёr 6 vendet e rajonit tё Ballkanit Perёndimor (Monitor 2023, Rezultatet PISA). PO ashtu ne systemin universitar mё shumё se 68% e tё rinjve jane kryesisht ose krejtёsisht dakord me pohim se provimet mund te blihen me para. 2 nё 3 tё rinj nё Shqipёri mendojnё se nё sistemin e tyre arsimor provimet dhe notat mund tё blihen me para.

Sipas INSTAT-it, papunёsia e tё rinjve nё Shqipёri nё vitin 2023 vёrtitej rreth shifrёs 14,3%, duke shёnuar njё rritje tё konsiderueshme qё nga viti 2017 (INSTAT, cituar nga revista MONITOR, 2024). Pёr njё shumicё dërrmuese prej 40% faktorë shumё të rëndësishёm janë njohjet dhe lidhjet me njerёz nё pushtet. Anёtarёsia nё parti perceptohet si njё faktor i rёndёsishёm nga 45% e tё rinjve.

Shqipëria renditet e dyta në Ballkan për sa i përket dëshirës së fortë të të rinjve për të emigruar, e kaluar këtë vit vetëm nga Maqedonia e Veriut, ku shifra është pak më e lartë, 39%. Arsyeja e parë e përmendur nga 57% e tyre është niveli i ulët i të ardhurave, ndjekur nga 29 % që përmendin kostot në rritje të jetesës. Më shumë se një e pesta e atyre që dëshirojnë të largohen, mendojnë se nuk do të kthehen më në Shqipëri. Rreth 30% e atyre që duan të largohen nuk e dinë ose nuk janë të sigurt për sa kohë dëshirojnë të qëndrojnë jashtë vendit.

Ttë rinjtë pohuan se frika më e madhe e tyre është mosgjetja e një vendi pune (61,2%). Gjithashtu, të rinjtë duket se kanë frikë nga problemet e rënda shëndetësore (56,3 %). Kjo mund të lidhet me faktin se pjesa më e madhe e tyre (59,3 %) nuk kanë besim te sistemi shëndetësor në Shqipëri.

53,6 % e të anketuarve nuk janë të interesuar për politikën, ndërsa vetëm 8,7% janë shumë të interesuar për të. Të pyetur nëse janë të gatshëm të përfshihen në politikë, 61,7% deklarojnë se nuk kanë interes . Gjithashtu 24,8% pohojnë se interesat e tyre nuk përfaqësohen nga politika, ndërsa 33,7% thonë se kjo ndodh në mënyrë shumë të dobët.

Keto probleme duhet te jene kal beteje por partite politike te ne kane kohe qe kane regjister tjeter nga ajo qe shqetesojne te rinje. Shkurt nuk jane perfaqesuese me.



Skip to toolbar