Lamtumira e fundit për familjen Lala, Durrësi vishet me të zeza. Rama i përlotur

AKTUALITET


Lot, këngë vaji dhe zi. Kjo është atmosfera e trishtë në Pallatin e Kulturës në qytetin  Durrësit, aty ku i jepet lamtumira e fundit 8 anëtarëve të familjes Lala, më e goditura nga tërmeti fatal i 26 nëntorit. Gratë janë veshur me te zeza siç e do zakoni, qajnë dhe këndojnë këngë vaji për jetët e shuara në mes në mënyrë tragjike. Arkëmortet janë mbushur me lule. I gjithë qyteti qan. Edhe kryeministri Rama i pranishëm në ceremoninë mortore nuk i mbajti dot lotët.

“Çfarë dhimbje përballë fotove të vogëlushëve që humbën jetën nën trupin e nënës që u shemb përtokë nga goditja fatale e peshës së shtëpisë së shembur. Zoti e bëftë të lehtë dheun e 8 viktimave të familjes Lala”, thotë Rama.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Durrës, Pallati i Kulturës – ÇFARË DHIMBJE përballë fotove të vogëlushëve që humbën jetën nën trupin e nënës që u shemb përtokë nga goditja fatale e peshës së shtëpisë së shembur😩Zoti e bëftë të lehtë dheun e 8 viktimave të familjes Lala🙏😢😢😢😢😢😢😢😢🙏https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 30. November 2019

Shumë e dhimbshme historia e Marjetës, nëna që vdiq në krevat e përqafuar me tre fëmijët e saj. Një histori që ka gjetur pasqyrim edhe në mediat botërore. Një dhimbje pa fund teksa 8 arkëmorte përcillen për në banesën e fundit.

Gjyshja Sahadetja, djali Iliri, nusja Marjeta, mbesa Grisilda, fëmijët e Marjetës, Amelia, Emilio, Dionisa dhe Enisi do kalojnë sot për herë të fundit në qytetin që i priti dhe i mori përjetësisht.

I vetmi i mbijetuar i kësaj familje është Ramë Lala, i cili është nisur për mjekim të specializuar në Itali.

Edhe Presidenti Meta mori pjese në homazhet për anëtarët e familjes Lala. “E pamundur të gjesh fjalë për të ngushëlluar familjen Lala pas kësaj tragjedie të tmerrshme. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të pangushëllueshme. Detyimi ynë për t’i qëndruar pranë atyre gjithmonë”, është shprehur Meta.



Skip to toolbar