“Lamtumirë Gert, qytetari model i Tiranës”, Sokol Balla: Një fjalë nuk ma dëgjoi asnjëherë…

AKTUALITET


“Sot tironcit janë një më pak. Një pinjoll i një familjeje tradicionale të kryeqytetit, nga ato rrugicat e shtëpive me qerpiç, u nda nga jeta më herët sesa e dinte ai vetë dhe ne të tjerët. Një zot e di vetëm përse e mori Gert Bogdanin vetëm 44 vjeç, por Tirana, Shqipëria dhe Partia Demokratike humbën një qytetar. Një njeri normal, një nga ata që Shqipëria i ka me pakicë, ndërsa Partia Demokratike, specie në zhdukje. Kjo ndoshta është arsyeja që nuk çau dot deri në kupolën konservative të PD dhe ngeli në periferitë e Rithemelimit. Në këto dy dekada, jo rrallë jemi gjendur përballë njeri-tjetrit, por me kalimin e viteve, ndasitë ishin sheshuar dhe mos dakortesitë i zgjidhnim qetësisht në debate. Por një fjale nuk ma dëgjoi kurrë: Të linte cigaren. Lamtumirë Gert.”- tha Balla në editorialin e tij, shoqëruar me bisedat në studion e Real Story, me ish deputetin Bogdani.



Skip to toolbar