Largimi i Arta Markut, e besuara e saj jep dorëheqjen

POLITIKË


Largimi i Arta Markut nga drejtimi i Prokurorisë së Përgjithshme dhe marrja e detyrës zyrtarisht nga kryeprokurori i ri Olsian Çela ka sjellë dorëheqjen e parë nga organi i akuzës. Alketa Zifla, e cila cilësohej edhe si krahu i djathtë dhe e besuara e Arta Markut, ka dhënë dorëheqjen, pak orë pasi Marku u largua përfundimit nga Prokuroria e Përgjithshme. Sipas News 24, Alketa Zifla ka dhënë dorëheqjen nga detyra si shefe e kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Alketa Zifla zëvendësoi Rovena Gashin, e cila u largua nga vettingu në Prokurorinë e Përgjithshme. Më herët Zifla ka qenë pjesë e Prokurorisë së Fierit dhe asaj të Tiranës.   



Skip to toolbar