Lavdrim Krashi: Krijimi i mundësisë për të votuar në zgjedhjet e ardhshme, moment i artë për Shqipërinë dhe Diasporën

Më të fundit


Deputeti i PS Lavdrim Krashi në emisionin “Real Story”, në ABC News, komentoi situatën politike në vend, zgjedhjet e 2025 duke i ndalur edhe tek takimi i ish-kryeministrit Sali Berisha zhvilluar online me emigrantët në Londër.

Gjatë intervistës, Deputeti Krashi u shpreh se zhurmë është shumë e lehtë të bëhet dhe se rezultatet nuk mund të maten me zhurmën që bëjnë. Më tej nënvizoi se krijimi i mundësisë për të votuar në zgjedhjet e ardhshme është një mundësi e artë për Shqipërinë dhe Diasporën

“Pjesa më e madhe e shqiptarëve që jetojnë në Britani janë nga zona të veriut, ish-bastione të PD. Pra nuk matet me zhurmën që mund të bëjnë, pasi zhurmë është shumë e lehtë të bëhet, por me rëndësi është krijimi i mundësisë për të votuar në zgjedhjet e ardhshme është një mundësi e artë për Shqipërinë dhe Diasporën. Unë druaja që kjo të mos bëhej në zgjedhjet e 2025, pas 5 apo 10 do të humbiste shumë interesi i Diasporës sepse do të kalonim tek gjenerata e dytë apo e tretë”, tha ai.



Skip to toolbar