“Lavrov na kërkoi 5 dollarë, po Batoni nuk pranoi”, Sokol Balla poston foton nga Moska: U bë për miqësi, falas


Gazetari Sokol Balla ndodhet në Moskë për një intervistë me kryeministrin Edi Rama, e cila do të transmetohet sot drejtpërdrejt në emisionin ‘Real Story’ në News24.

Pak para konferencës për mediat, me ministrin e jashtëm rus, Balla ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet krah kreut të qeverisë Edi Rama, shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov dhe analistit Baton Haxhiu. Foton, të cilën e konsideron historike, Balla e shoqëron edhe me një batutë ndërsa shkruan:

“Një fotografi historike: Me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov. Z. Lavrov (me shaka) kërkoi 5 dollarë për fotografinë, por z. Baton Haxhiu nuk pranoi të paguante. Fotografia u bë më pas në bazë të miqësisë. Falas”



Skip to toolbar