Lavrov shpërthen kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE: Vendim i turpshëm

BOTA


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka folur sërish kundër Kosovës gjatë një interviste të dhënë për një media serbe në Bosnjë Hercegovinë.


Duke përsëritur qëndrimin rus kundër pavarësisë së Kosovës, sipas tij vendimi i Asamblesë së Këshillit të Evropës për pranimin e Prishtinës zyrtare, është i turpshëm.

Më tej ai shtoi se në votimin që do të bëhet së shpejti edhe ministrat do të marrin vendim pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Për disa ditë, javë, edhe Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të vendosë për këtë çështje dhe nuk ka dyshim se do të marrin të njëjtin vendim”, tha ai.

“Aktivitetet e tyre në lidhje me Kosovën dhe Këshillin e Evropës tashmë po e arsyetojnë me faktin se në Kosovë ka progres të dukshëm në luftën kundër korrupsionit, në krijimin e një sistemi gjyqësor efikas. Por të gjithë e dinë se Kosova është një territor i paligjësisë”, shtoi Lavrov.

Mes të tjerash, kryediplomati rus ka folur edhe për rezolutën e Srebrenicës për gjenocidin serb në Bosnjë Hercegovinë. Duke i cilësuar serbët si “kokëfortë”, ai theksoi se as rusët nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, aq më pak anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

“Qëllimi për të shtypur serbët ende është duke vazhduar. Dhjetë vjet më parë, ata u përpoqën të miratonin një rezolutë të tillë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ne vendosëm veton ndaj saj. Është e pamundur të shpjegohet se si drejtohen evropianët në terma praktikë kur e shtyjnë këtë ide, përveç një arsyeje: serbët janë shumë kokëfortë.

Serbët nuk i binden kërkesave për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, serbët nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës, ata nuk duan që Kosova të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare”, tha Lavrov.



Skip to toolbar