Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, po paraqet para gjykatës konkluzionet e mbrojtjes në çështjen e inceneratorit të Fierit.
Përmes avokatit, Koka pretendoi se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore. Sipas avokatit, Koka nuk ka pasur asnjë kompetencë vendimarrëse.
“Ministri ka vetëm një kompetencë, urdhrin për ngritjen e komisionit për dhënien e koncensionit. I pandehuri Koka ka nënshkruar kontratën koncensionare si titullar, jo si vendimmarrës”, tha avokati Julian Mërtiri.
Sipas mbrojtësit, gjithë procedura është shqyrtuar nga të gjitha institucionet përkatëse.
“Ka qenë Ministria e Financave që ka vlerësuar ligjshmërinë e procedurës dhe që ka lëvruar fondet publike. Nëse do të kishte konstatuar probleme, le ta kthente”.
Qëndrim mohues, Koka mbajti përmes avokatit mbrojtës edhe për akuzën e “korrupsionit”.
“Koka nuk ka asnjë kontakt me koncensionarët. Akuza nuk ka provuar as marrëveshje, as marrie-dhënie parash”, tha mbrojtësi.