Lefter Maliqi si Lefter Lefteri, tradhton sërish dhe del në protestë

#NËRADAR


Thonë që nëse miu kalon njëherë nën mustaqe, pastaj e bën rrugë. Por kjo shprehje s’vlen për Lefter Maliqin. Për deputetin e opozitës në kuvend, që u quajt spiun si Lefter Lefteri, kur tradhtoi aksionin opozitar dhe u fut nga dera e pasme e parlamentit, ajo nuk është rrugë, por modë. Super stari i Lapardhasë që mori vota si deputet, një herë si i PS, pastaj si i LSI e pastaj si i PD, tradhtoi Bashën në fushatë dhe iu bashkua po në fushatë Ramës në Berat. Si shpërblim pas zgjedhjeve iu dha posti i zëvendësdrejtorit të burgjeve, por fati dhe karma e sollën që ai të futej në kuvend dhe të shante prej andej Bashën. Por ai që të tradhton njëherë, të tradhton sërish. Pak minuta para protestës së opozitës, ai u shfaq së bashku me një deputete të re të listës së LSI në bulevard. (Edhe ajo kishte deklaruar se do shkonte në protestë, por duke e mbajtur edhe mandatin, tipike për partinë që përfaqëson).

Por mos u habisni. Ka ende kohë deri në 30 qershor. Me siguri Lefteri ka ndjerë se ka një marrëveshje në ajër, që ndër të tjera mund të rikthejë në kuvend opozitën e vjetër. Dhe Lefteri e ka ndjerë këtë gjithmonë. Jo sepse miu që kalon njëherë nën mustaqe, “e bën atë rrugë”. Miu është i ndjeshëm edhe ndaj tërmeteve. Ndaj Lefteri sot është në miting. Se ku i dihet çfarë ndodh deri nesër.. /realstory.al



Skip to toolbar