Legalizimet abuzive, hetim ish-kreut të ALUIZNI-t Elbasan

AKTUALITET


Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan është dërguar për ndjekje penale, pasi dyshohet se ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin. Hetimi për ish kreun e ALUIZNI-t Elbasan Andon Lapa, 36 vjeç, është kryer nga policia lokale dhe akuzohet për falsifikim të vulave dhe stampave.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë Lapën, i cili banon në Sarandë, pasi kur mbante detyrën në vitin 2015, ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin”, deklaroi policia.

Po ashtu, policia e Elbasanit tha që ka dërguar për ndjekje penale edhe një 33-vjeçar për veprat penale “Fshehja të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës.



Skip to toolbar