Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Sulo ka paditur në SPAK për shpërdorim detyre ‘paraardhësin’ e tij në detyrë, Xhelal Mziun.
Suli akuzon Mziun për një leje që ka dhënë ky i fundit në kohën kur ishte kryebashkiak për ndërtimin e një thertoreje në Laknas.
Në zgjedhjet e fundit lokale, Xhelal Mziu nuk kandidoi për shkak të bojkotit nga PD, dhe Rakip Suli fitoi i vetëm Bashkinë e Kamzës. Më parë ata kanë qenë në përballje për kryebashkiak, ku ka fituar Xhelal Mziu.