Novak Djokovic do të jetë pjesë e Australian Open, pavarësisht se tenisti serb vijon të refuzojë të vaksinohet. Për të marrë pjesë në këtë turne, vaksina ishte kusht, i vendosur nga autoritet australiane, por në fund organizatorët janë dorëzuar duke i siguruar një leje speciale tenist serb.
Ka qenë vetë numri një në botë që ka bërë publik një lajm të tillë me anë të një statusi në profilin e tij në Instagram duke siguruar fansat se do të jetë pjesë e këtij turne pas lejes së veçantë që ka siguruar.
Djokovic ka shkaktuar shumë polemika gjatë periudhës së pandemisë, fillimisht duke organizuar evenimente të palejuara ndërsa së fundmi doli kundër vaksinimit me detyrim. Djokovic nuk ishte shprehur kurrë publikisht nëse është vaksinuar apo jo, por kjo leje e posaçme i jep fund këtij diskutimi.
(BalkanWeb)