“Lekët e oligarkëve jepjani banorëve”, Basha në Ishëm: Shumica e shtëpive janë dëmtuar

AKTUALITET


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi banorët e Ishmit, banesat e të cilëve u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Basha tha se banorët i janë ankuar se askush nuk ka ardhur të interesohet për ta dhe se nuk kanë marrë çadra apo ndihma të tjera nga shteti, edhe pse janë prekur nga tërmeti e banesat e tyre janë shkatërruar. Gjatë kësaj vizite në Ishëm, Basha kërkoi nga autoritetet të shkojnë pa vonesë të shohin dëmin e shkaktuar nga tërmeti, të bëjnë vlerësimin dhe t’u japin qytetarëve paratë për të rindërtuar shtëpitë.

Basha tha para banorëve se llafet duhen zëvendësuar me punë, veçanërisht për sa i përket vlerësimit sa më parë të dëmeve.

“Njerëzit duan të dinë, ka mundësi të riparohet apo do të prishet. Dikush mund të zhvendoset për disa kohë, dikush mund të planifikojë për ndërtim, riparim. Përdorimi i këtyre burimeve njerëzore”, tha Basha.



Skip to toolbar