Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

AKTUALITET


Lëkundje tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në vend. Mësohet se tërmeti është ndjerë dhe në kryeqytet.

Sipas qendrës sizmiologjike Europiane Mesdhetare, tërmeti ishte me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter, me epiqendër 6 km në Jug të Klosit në orën 16:04.

Po kështu nga raportimet, mësohet se tërmeti është ndjerë edhe në Krujë e qytete të tjera rreth Tiranës.

Kujtojmë se më 21 shtator 2019 një tërmet i fortë tronditi vendin, gati në të njëjtën orë me tërmetin e sotëm në 16:05 duke shkaktuar dëme, fatmirësisht pa dëme në njerëz.



Skip to toolbar