Lëkundjet e tërmetit shkaktojnë dëme në Dibër

AKTUALITET


Lëkundjet e tërmetit të mëngjesit të kësaj të premteje kanë shkaktuar dëme në Dibër. Dëme raportohet në muret e zyrave të njësisë administrative Gjoricë, ashtu sikurse 2 shtëpi në fshatin Zogje, por edhe në njësinë Administrative në Ostren, ku gjithashtu kanë pësuar dëmtime të lehta 2 shtëpi.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Gjatë orëve të mëngjesit të kësaj të premteje u regjistruan të paktën 4 lëkundje sizmike. Më i forti ishte ai me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, me epiqendër në Bulqizë.

Vetë qytetarët treguan se lëkundjet kishin qenë të forta dhe të frikësuar ata kishin dalë në rrugë.



Skip to toolbar