Lëndë plasëse në një makinë në Mat, ndërhyjnë forcat xheniere, detajet e para nga Policia

AKTUALITET


Një pako e dyshuar me lëndë plasëse është gjetur në një automjet të parkuar në lagjen “Pjetër Budi” në Mat.

Forcat xheniere po kryejnë veprimet për heqjen e pakos dhe verifikimin e saj.

“Me datë 06.01.2025,  rreth orës 10.50, në lagjen “Pjetër Budi”,  poshtë automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit E.P., është konstatuar një pako, e dyshuar me lëndë plasëse.

Forcat xheniere po kryejnë veprimet për heqjen e pakos dhe verifikimin e saj.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.



Skip to toolbar