Letra e Metës për burgjet, Rama: Nxitje e të burgosurve për revolucion imagjinar

Më të fundit


Kryeministri Rama e ka cilësuar letrën e Metës për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, si nxitje të të dënuarve për të marrë pjesë në revolucionin imagjinar të opozitës.

Rama reagoi për letrën gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë, duke deklaruar se Presidenti ka ngatërruar adresë, pasi letra duhej që t’i ishte dërguar ministrit të Drejtësisë, dhe jo drejtorëve.

“Para dy ditësh morëm informacion që njerëz, që lehtësisht mund të verifikohen se me kë janë të lidhur në katërshen, kanë komunikuar me persona në burgje duke i nxitur që të marrin në dorë pjesë të tyre të revolucionit imagjinar dhe pas këtij informacioni del letra e Presidentit. Nëse do të ishte shqetësuar nuk do të rendte ka publikonte letrën që e ka dërguar në adresën e gabuar. Pavarësisht se ndihet komandanti super, ai nuk ka të drejtë tu drejtohet drejtorëve, por ministrave”, tha Rama.

Ilir Meta i drejtoi një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të mërkurën duke kërkuar informacion mbi situatën e sigurisë në burgje. Drejtoria e burgjeve në një njoftim për mediat sqaroi se duke deklaruar se duke marrë shkas nga kërkesa për informacion që Presidenti i Republikës i ka dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, situata është në normalitet të plotë dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme sipas protokolleve të sigurisë të sistemit penitenciar, kjo edhe në përputhje me zbatimin e procedurave. “Garantojmë për normalitet të plotë në sistemin penitenciar dhe për shërbimin ndaj personave të paraburgosur dhe të dënuar, në përputhje me legjislacionin për të drejtat dhe trajtimin e tyre”, deklaroi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.



Skip to toolbar