Leukoplasti që zhduk shenjat e plagëve

Më të fundit


Keni menduar ndonjëherë për një leukoplast që kur ta vini të mos gjeni më gjurmë apo shenja plagësh në duart tuaja? Kjo është bërë realitet falë shkencëtarëve të Universitetit të Harvardit. Studimi i publikuara në revistën ”Science Advances” prezantoi leukoplastin i cili ka aftësi “riparuese” të lëkurës duke u  frymëzuar nga embrionet dhe aftësinë e tyre për të shëruar dëmtimin e saj nga plagë të ndryshme.

I krijuar nga një material i quajtur Hidroxhel, i përbërë nga 90% ujë, ky leukoplast përdor proteinën actin, që prodhohet nga qelizat embrionale të lëkurës. Kjo proteinë është ajo që nxit shërimin dhe mbylljen e plagëve duke e zhdukur përfundimisht atë. Të njëtën mënyrë “ pune “ është planifikuar të bëjë edhe ky leukoplast.

Fillimisht, ai u testua te kafshët dhe pati rezultate inkurajuese. Kjo teknologji ka potencial që të përdoret jo vetëm për problemet e lëkurës, por edhe për plagët kronike si ulcera diabetike.



Skip to toolbar