“Lëvizja Bashkë synon votuesit e majtë”, Marka: Duam progresin, jo kthim pas në histori te Berisha

Më të fundit


Jani Marka nga “Lëvizja Bashkë” u shpreh se formacioni politik ku ai bën pjesë ka si synim të bindë votuesit e majtë, që vota e tyre të shkojë drejt tyre. Ai theksoi se kjo është beteja kryesore e Lëvizjes Bashkë.

Gjatë diskutimit në “Real Story”, Marka u shpreh se Lëvizja Bashkë nuk është për ta kthyer historinë pas tek Sali Berisha, por aspiron progresin dhe për këtë shtoi ai duhet fillimisht të fitojnë besimin e qytetarëve.

“Ne si Lëvizje Bashkë, që identifikohemi si të majtë në ideologji, ne duhet të bindim sa më shumë qytetarë  që deri dje kanë votuar PS, ta braktisin atë parti, kjo është zgjidhja. Duhet të fitojmë besimin e tyre, që në këtë mënyrë nuk shkohet më. Nuk mund të kthehemi pas në histori. Ne jemi për progres, ne nuk jemi që ta kthejmë historinë pas tek Sali Berisha”, tha ai.



Skip to toolbar