Ish-kryeministri, deputeti Pandeli Majko thotë se në lëvizjen e studentëve në dhjetor të vitit 1990, Partia e Punës ishte e papërgatitur. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Majko u shpreh se rinisë iu dha liria, por jo alternativat.
Majko shtoi se shkoi majtas, pasi ishte djali i një komunisti.
“Kur ti kujton një ngjarje , duhet kujtuar dhe naiviteti i momentit. Ardhja e shumë inteketualeve në Qytetin Studenti, për ne kishte shumë rëndësi. Ishte një Tiranë që nuk e dinte ca do ndodhte. Kur ka ardhur punëtyorët e kombinatit. Nata e pjesëmarrjes së njerëzve, kur ka ardhur përfaqësia në Qytetin Studenti, rrëqethem nga emcioni. Nuk kam parë aq shumë njerëz. Një pjesë e Partisë së Punës ishte e papërgatitur për atë që po ndodhte. I gjithë mekanizmi i ndryshimit ka qenë i një natyre të tillë. Po falimentonte shteti, por jo stalinizimi, në kuptimin e grupit që po qëndronte. Komunizmi ka pasr mbështetje të madhe në Shqipëri. Kur u hodh busti i Enver Hoxhës, ka pasur përpjekje për ndërhyrje të ushtrisë. Situata u menachua që shqiptarëve t’iu jepej liria. Përpara disa javësh, në Kavajë kishte pasur shpërthim proteste. Policia ndërhyri rëndëshëm, kishte një të vrarë. Në Shkodër, policia bëri namin. Regjimi u ndodh në periudhë mjaft të vështirë. Pse shkove majtas? Isha djali i një komunisti. Të dyja ndodhën. U rrëzua dhe pranuan rrëzimin”, theksoi ai./abcnews.al