Lezhë, futbollistin serb e zë korrenti në dushin e stadiumit

AKTUALITET


Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur të shtunën, pas ndeshjes mes Erzenit dhe Besëlidhjes. Një prej lojtarëve të lezhjanëve ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Serbi Milan Djordevic ishte në dush kur ka ndodhur kjo ngjarje. Menjëherë autoambulanca është afruar dhe është futur brenda në stadium dhe ka marrë lojtarin, i cili më pas është dërguar në spital.

Ndërhyrja në kohë e stafit mjekësor ka bërë që Djordevic t’ia hedhë paq dhe gjendja e tij është stabilizuar, sikurse raporton gazeta e përditshme sportive, Panorama Sport. Ditën e djeshme u luajt sfida mes Erzenit dhe Besëlidhjes, e vlefshme për Kategorinë e Parë në Grupin A. Shijakasit fituan me rezultatin minimal 1-0 ndaj lezhjanëve.



Skip to toolbar