Lezhë/ Gjendet i pajetë 42-vjeçari, nëna e tij në gjendje të rëndua, i jep fund jetës

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së premtes qytetin e Lezhës, ku një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete në dyqanin e tij me vegla pune, ndërsa pak më vonë ka ndërruar jetë edhe nëna e tij.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, 42-vjeçari u gjet i pajetë rreth orës 19:30 në ambientet e biznesit të tij në lagjen Gurra. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.

Pas marrjes së lajmit të rëndë, nëna e tij, 72 vjeçe, është gjetur pa shenja jete nga familjarët në banesën e saj në fshatin Lalm i Ri, Lezhë. Autoritetet bëjnë me dije se rrethanat e ngjarjes janë duke u verifikuar.Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkaqeve të humbjes së jetës. Hetimet vijojnë.



Skip to toolbar