Lideri i opozitës ruse flet për herë të parë pas helmimit: Pas kësaj qëndron Putin!

BOTA


Kreu i opozitës ruse, i njohur edhe si kundërshtari kryesor i presidentit Vladimir Putin, Alexei Navalny, flet për herë të parë publikisht lidhur me helmimin e tij.

Në një intervistë për prestigjiozen gjermane “Der Spiegel”, pas kurimit të tij në një prej spitaleve të Berlinit, Navalny thekson se pas helmimit të tij më 20 gusht qëndron presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Mes të tjerash, ai shprehet se nuk frikësohet për këtë që i ndodhi, duke shtuar se do të bënte çdo gjë për të mbrojtur liritë.

“Unë deklaroj se pas helmimit tim qëndron Putin dhe nuk kam asnjë version tjetër të asaj që më ka ndodhur”, shprehet Navalny për “Der Spiegel”.



Skip to toolbar