Liga e Kombeve, 10.5 milionë euro për fituesin

Më të fundit


10.5 milionë euro është çmimi për fituesin e Ligës së Kombeve, që do të luhet të dielën në mbrëmje në “Estadio do Dragao” në Porto. E para finale për këtë kompeticion luhet mes Portugalisë dhe Holandës. Dy skuadrat do të kenë mundësinë, jo vetëm të shkruajnë historinë si të parët fitues të kompeticionit më të ri të UEFA-s, por edhe të fitojnë 10.5 milionë euro. Gjithashtu skuadra që do të ngrejë lart trofeun do të sigurojë edhe një biletë për pjesëmarrje direkt në Europianin e vitit të ardhshëm.

Në këtë takim dy skuadrat konsiderohen të barabarta, por Portugalia duket disi më e avantazhuar duke parë që finalja do të luhet në qytetin e Portos. Skuadra e Fernando Santos vjen në këtë finale pas fitores 3-0 kundër Zvicrës, ku Ronaldo realizoi ‘tripletë’, ndërsa Holanda e Koeman në gjysmëfinale eliminoi në kohën shtesë Anglinë.

Ndërkohë, para ndeshjes të dy skuadrat kanë disa pikëpyetje përsa i përket formacionit. Te Portugalia mbrojtësi Pepe është në dyshim për shkak se së fundmi ka luajtur me ineksione, ndërsa talenti Joao Felix mund të ulet në stol pas paraqitjes jo të mirë kundër Zvicrës. Te ‘tulipanët’ dyshimet janë në mesfushë dhe në sulm. Donny van de Beek mund ta nisë nga fillimi për shkak të lodhjes së De Roon dhe Vinlajdum, ndërsa Promes mund ta shohë veten në formacion pas impaktit pozitiv që pati pas futjes në lojë ndaj ‘tre luanëve’.

Përveç finales do të ketë edhe një sfidë tjetër të vlefshme për vendin e 3 dhe të 4 mes Zvivrës dhe Anglisë.



Skip to toolbar