Liga Profesioniste nuk tërhiqet dhe konfirmon edhe një herë bojkotin e Superligës. Klubet e Superligës janë mbledhur paraditen e së hënës dhe kanë vendosur të qëndrojnë stoik ndaj kërkesave që i kanë bërë qeverisë.
“Pas diskutimeve u vendos që të vazhdojnë, deri në momentin e zgjidhjes së kërkesave. Jemi në pritje të një takimi me qeverinë.
Vendimi për të vazhduar bojkotin ishte unanim”, ka bërë të ditur pas mbledhjes presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova.