Liga Profesioniste: Bojkoti vazhdon

Më të fundit


Takimi i së enjtes në Ministrinë e Financave dhe optimizmi që shprehën palët në përfundimin e tij nuk kanë sjellë asnjë ndryshim në situatën e futbollit në vend. Pritshmëritë se sezoni mund të riniste shpejt janë zhgënjyer, pasi mbledhja e radhës e Ligës Profesioniste konfirmoi bojkotin.

“Liga vendosi që bojkoti të vazhdojë deri sa qeveria të plotësojë kërkesat tona. Nëse nesër do jetë tym të bardhë nga takimi në ministri, qëndrimi do ndryshojë. Ne ndryshojmë mendim dhe vendim vetëm nëse na plotësohen kërkesat.

Vetëm kanë filluar bisedimet, nuk kemi marrë asnjë vendim. Nesër kemi takim dhe presim të kemi një propozim për të zgjidhur këtë çështje. Dhjetë klube duan që të mos fillojë dhe asnjë nuk do të fillojë pa u plotësuar kërkesat”, ka thënë presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova.

Sipas asaj që u vendos në takimin e javës së shkuar, ministria e Financës pritet të paraqesë propozimet e saj të martën. Përmbajtja e tyre mund të sjellë edhe ndryshime në qëndrimin e Ligës Profesioniste.



Skip to toolbar