“Ligjet e reformës për qëllime private”, Karanxha: Vendimi i Kushtetueses për pagat e gjyqtarëve, i drejtë!

Më të fundit


Ish prokurori Ervin Karanxha tha për Real Story se formulimet e Kodit të Procedurës Penale janë të gabuara dhe se referimi i pagave të gjyqtarëve e prokurorëve duhet të bëhet në mënyrë që të mos krijojë konflikt kushtetues.

Ai theksoi se në Shqipëri po miratohen ligje për interesa private që nuk i shërbejnë sistemit ligjor dhe përmendi se burgjet në Shqipëri janë të mbipopulluar dhe sjellin kosto ekonomike.

“Na rezulton se formulimet e Kodit të Procedurës Penale janë gabim. Referimi i pagës së gjyqtarëve dhe prokurorëve të bëhet siç duhet, për të mos e sjellë në konflikt kushtetues. Konstatojmë një vendim të drejtë. Pagat i përcakton qeveria; mënyrat e përcaktimit janë që nuk mund të ulen dhe do të llogariten me zhvlerësimin, me luftën në Ukrainë, me vitin 2019, pra si gjithë qytetarët e tjerë.

Me ligjet në Shqipëri duhet të merret kompetenca, sepse sjellin shumë pasoja. Sot burgjet janë mbushur plot. Bëhen ligje private për qëllime private. Ne bëjmë ligje për interesa të caktuara apo për gjithë popullin shqiptar? Shumica e ligjeve janë bërë për qëllime private. Bëhen ligje që nuk i shërbejnë sistemit ligjor, por e rrënojnë.”



Skip to toolbar