Ligji për faljen e gjobave/ Berisha jep votën, por kërkon dhe faljen për energjinë

Më të fundit


Demokratët krijuan tension në Kuvend javën e shkuar kur mësuan se një projekligj që falte gjobat e ndërtimeve pa leje në zonat rurale, po futej në diskutime.

Të enjten falja e gjobave pritet të marrë kartonin jeshil të socialistëve por demokratët thonë se do e votojnë  ligjin, nëse atij I shtohen amendamentet që ata propozojnë.

Ndryshimet zgjerojnë fashën e gjobave të falura, siç Berisha sqaroi në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.

“Ne do kërkojmë faljen e të gjitha gjobave dhe kamatë vonesave që ekzistojnë për energjinë elektrike, për të gjitha shtresat në nevojë dhe bizneset e vogla pa përjashtim.”

Beteja elektorale e 11 majit nuk rrit vetëm rivailitetin e faljes mes forcave politike por dhe planet e projektet, vecanarisht ato të ditëve të para në pushtet.

“Që në 100 ditët e para do përcaktohet kuadri ligjor i çmimeve të energjisë elektrike në përputhje me rrogat dhe pensionet. Nuk mund të paguajë kurrë një rrogëulët apo qoftë edhe rrogëmesëm sa paguan rrogëlarti apo ai që merr 5 mijë dhe 10 mijë euro në muaj.”

Grupit të deputetëve këtë të mërkurë iu shtua dhe Kreshnik Collaku, që pavarsisht se ishte ndër të parët që deklaroi se nuk largohej nga PD kur ende ekzistonte dilema e logos mes Berishës e Bashës, nuk bëhej pjesë e mbledhjeve në selinë blu, vec pjesëmarrjes në protesta.



Skip to toolbar