Vatikani ka nisur të kërkojë shpjegime nga Instagram, për të kuptuar se si llogaria zyrtare e Papa Françeskut ka pëlqyer fotot e një brazilianeje që pozonte si një ‘vajzë shkolle’ me të pasmet jashtë. Kjo pasi, siç shkruan “The Guardian”, janë një ekip me njerëz që administrojnë llogarinë e Papës dhe mund të ketë kushdi prej tyre.
Ajo që kërkohet vërtet nga Instagram, është që të vërtetohet ora ku është dhënë ‘like’ në postimet e vajzës së ‘nxehtë’, aparati i celularit se nga ku, në mënyrë që të dalin përfundimet.
Papa Françesku ka një llogari me 7.4 milionë ndjekës dhe në të vërtet nuk ndjek askënd tjetër. Vetë Papa nuk ka dhënë asnjë shpejgim në lidhje me lajmet për modelen braziline që zunë faqet e para të mediave ndërkombëtare dhe ji vetëm.
Ishte vetë Natalia Garibotot, modelja, ajo që postoi një video në llogarinë e saj, ku shihej se Papa i kishte pëlqyer një prej fotove me të pasmet jashtë. ‘Të paktën do të shkoj në Parajsë,’- shkruante ajo me humor krah postimit dhe kaq u desh që zhurma të vijonte.