Lart mbi Himalaje, në një lartësi prej 5000 metrash mbi nivelin e detit, ndodhet “liqeni i skeleteve”. Liqeni i Roopkund, që ndodhet në anën indiane të Himalajeve ishte menduar dikur të ishte vendi i një katastrofe antike që la disa qindra njerëz të vdekur, por në fakt pas analizës së ADN-së së skeleteve u vu re se ato i përkasin racave të ndryshme dhe se kanë një diferencë vdekje me mijëra vjet larg nga njëri-tjetrit.
Kjo e bën situatën edhe më të mistershme, pasi studiuesit kanë ngritur pyetjen se çfarë i ka bashkuar të gjithë këto njerëz të ndryshëm, nga epoka të ndryshme në të njëjtin vend kaq larg zhvillimit të jetës. “Liqeni i skeleteve” përmban me qindra mbetje kockore njerëzore dhe disa pre j tyre vijnë deri nga Greqia.
Autori i studimit, Doktor Niraj Rai tha se ‘Liqeni Roopkund prej kohësh është bërë subjekt i spekulimeve se kush ishin këta individë, çfarë i solli ata në këtë liqen dhe si vdiqën ata.’ Studiuesit thonë se analiza e ADN-së e marrë nga skeletet zbulon se ato rrjedhin nga të paktën tre grupe gjenetike ‘të dallueshme’. Grupi i parë ishte i përbërë nga 23 persona me prejardhje që kanë të bëjnë me njerëz nga India e sotme, të cilët nuk duket se i përkasin një popullsie të vetme, por përkundrazi rrjedhin nga shumë grupe të ndryshme.
Grupi i dytë është i përbërë nga 14 individë me prejardhje që lidhet ngushtë me njerëzit që jetojnë në Mesdheun lindor, veçanërisht Kretën e sotme dhe Greqinë. Një individ i tretë ka prejardhjen në Azinë Jug-Lindore.
Një tjetër studiues i këtij rasti, Éadaoin Harney, nga Universiteti i Harvardit, tha se “ishim të befasuar jashtëzakonisht nga gjenetika e skeleteve të Roopkund. Prania e individëve me prejardhje të lidhura zakonisht me Mesdheun Lindor sugjeron që Liqeni i Roopkund nuk ishte thjesht një vend me interes lokal, por përkundrazi tërhoqi vizitorë nga e gjithë bota.”
Vdekjet datojnë që 1000 vjet para dhe se incidentet që kanë shkaktuar humbjen e jetëve të këtyre njerëzve janë të veçuara dhe të ndara në kohë.
Shkrirja e akullit zbuloi edhe më shumë mbetje skeletore, duke lundruar në ujë dhe shtrirë rreth skajeve të liqenit. Supozimi i parë ishte se ata ishin mbetjet e ushtarëve japonezë që kishin vdekur nga ekspozimi ndërsa përpiqeshin të pushtonin Indinë Britanike. Por shpejt u bë e qartë se kockat ishin shumë më të vjetra.
Që prej zbulimit dhe deri sot nga banorët e zonës qarkullojnë shumë teori konspirative lidhur me mënyrën e vdekjes së tyre.